Parandalo Korrupcionin!

Informata të përgjithshme

Zjarrfikset

NJTKZ- Tetovë, Ju njofton për punën fisnike të zjarrfikësve, Ju këshillon si të pengohet paraqitja e zjarreve, dhe të jepen informata të ndryshme në fushën e zjarrfikësve dhe sigurisë nga zjarri.

Zjarri është shërbyes i mirë, mirëpo është edhe “zotëri” i keq. Për fat të keq kjo është e vërtetë, mirëpo sado që zjarri të jetë i pazëvendësueshëm në përditshmërinë tonë, po aq është edhe i dëmshëm, atëherë kur zjarri dominon, pas tij lë pasoja të mëdha. Për fat të mirë para shumë vitesh njerëzit e guximshëm kanë filluar të formojnë shoqata ku kanë luftuar me zjarrin dhe në këtë mënyrë i kanë shpëtuar njerëzit dhe patundshmëritë e tyre nga paraqitja e padëshiruar e zjarreve.

Në R. e Maqedonisë për herë të parë kësi shoqate u formua para 170 vitesh ose me dt. 20.05.1836 në qytetin e Manastirit, ku për shkak të një zjarri të madh si pasojë u dogj e tërë çarshia e Manastirit, nga ana e majtë dhe nga ana e djathtë e lumit Dragor.

Me dt. 01.07.2005 përsëri me Vendim të Kuvendit të RM dhe me Ligjin për zjarrfikës ose më konkretisht NJTKZ, kalon nën kompetencat e Pushtetit Lokal.

Për shkak të veprimtarisë operative për shuarrjen e zjarreve të mëdha në tërë territorin e RM, NJTKZ e qytetit të Tetovës do të veprojë edhe si NJTKZ rajonale e R.Maqedonisë.

II. KOMPETENCAT


Në mbështetje të nenit 20 të Vendimit mbi organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e zbatimit të detyrave të administratës në qytetin e Tetovës (“Fletorja zyrtare e qytetit të Tetovës” ) Njësia zjarrëfikëse territoriale e qytetit të Shkupit i kryen punët si më poshtë:


- shuarrjen e zjarreve në territorin e qytetit të Tetovës;
- mënjanimin e rrezikut të dretpërdrejtë për rënien e zjarreve;
- shpëtimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës të
- rrezikuara nga zjarret dhe eksplodimet;
- ofrimi i ndihmës teknike gjatë fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme;
- realizimin e punëve të tjera gjatë fatkeqësive dhe situatave të padëshirueshme;
- kryen shërbime jofitimprurëse me qëllim të përmirësimit të furnizimit teknik dhe kushteve të punës, që e pamundësojnë ose pengojnë kryerjen e funksionit sipas alineve paraprake të këtij paragrafi;
- së bashku me njësitë zjarrëfikëse territoriale të komunave në RM, të parapara me Ligj, veprojnë si njësi zjarrëfikëse në Republikën e Maqedonisë, me qëllim të veprimit operativ gjatë shuarrjes së zjarreve të mëdha në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë;
- ofrimin e ndihmës kur ajo kërkohet gjatë shuarrjes së zjarreve në shtete të tjera;
- mbajtjen e evidencës së veçantë për zjarret e rëna, eksplodimet, intervenimet për shuarrje dhe intervenime për ngjarje të tjera, sipas metodologjisë së përbashkët si dhe njoftimi i Drejtorisë për mbrojtje e shpëtim dhe qyteti i Shkupit për këtë çështje;
- hulumtimi periodik dhe kontrollimi i rregullsisë së paisjeve zjarrëfikëse me të cilat disponon njësia zjarrëfikëse territoriale;
- riparime rrjedhëse dhe mirëmbajtje e mekanizimit;
- ofrimi i shërbimit të sigurimit zjarrëfikës të objekteve, delegacioneve, tubimeve publike, manifestimeve sportive e të tjera, në koordinim me Ministrinë e punëve të brendshme;
- bën stërvitjen e në fushën e mbrojtjes kundër zjarrit për përfaqësuesit e ARM;
- edukimin e qytetarëve për mbrojtjen nga zjarret, përmes organizimit të ligjëratave, përmes mediumeve dhe përmes organizimit të aktiviteteve të tjera;
- kryen edhe punë të tjera që do t’i besohen.
Për ne

NJTKZ-Tetovë, është njësi profesionale, humanitare, joprofitabile dhe njësi apolitike me interesa të veçanta për qytetin e Tetovës dhe R. së Maqedonisë. NJTKZ Tetovë e zhvillon dhe promovon sigurinë nga zjarret në lidhje me zhvillimin teknik dhe të arriturat shkencore, teknologjike dhe politike në R. e Maqedonisë.

Gjithashtu është pjesëmarrëse aktive në realizimin e masave preventive kundër zjarrit, shuarjes së zjarreve, shpëtimin e njerëzve, patundshmërive dhe fatkeqësive tjera elementare.

NJTKZ-Tetovë monitoron, drejton ose e harmonizon punën e zjarrfikësve në realizimin e detyrave punuese në fushën e sigurisë së zjarreve, eksplodimeve, dhe ngjarjeve të tjera në lidhje me sigurinë nga zjarrjet dhe zjarrfikësat. NJTKZ –Tetovë numëron 61 të punësuar me aktvendim të përhershëm.

Orari i punës së zjarrfikësve është 12 orë.


Më 29.09.2010 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

Max: 12°  Min:
Lagështia: 76%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 07:17
Data në Tetovë: 18.05.2012


Intervistë e kryetarit Bexheti dhënë VOA-së

Intervista e kryetarit Prof.Dr.Sadi Bexheti ne BBC
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera