I lindur më 02.01.1964 në fsh. Gurgurnicë shkollën fillore e kreu në Tetovë , ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin ‘Kiril Pejçinoviç” në vitin 1982-83. Ka mbaruar shkollën e lartë pedagogjike në Shkup në vitin 1989.
Më vonë ka diplomuar në fakultetin Pedagogjik në Shkup.
Pesë vite ka punuar në arsim, ndërsa ka qenë edhe udhëheqës I higjienës komunale në NPK Tetova gjatë viti 2000-2006. Në vitin 2007 është punësuar në MPB konkretisht në drejtorinë për kundërzbulim – Shkup.