Universiteti Shtetëror i Tetovës u themelua në vitin 1994. USHT është institucion i lartë arsimor i orientuar kryesisht drejt shkencës, arteve dhe si organ i pavarur, ku misioni i tij është të arsimojë dhe emancipojë popullatën e Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë.

Kontakt:
Rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë,

Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

http://www.unite.edu.mk
e-mail:international@unite.edu.mk



Në pranverë të vitit 2000, Komisionari i lartë i OSBE -së për pakicat nacionale, ka iniciuar diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë.

Pas miratimit të Ligjit për Arsim të Lartë nga Parlamenti i Maqedonisë, i cili lejoi krijimin e universiteteve nga themelues që nuk kanë të bëjnë me shtetin dhe i cili përkrahu mësimin në gjuhën shqipe, filloi planifikimi I krijimit të Universitetit në fund të vitit 2000. Ndërtimi filloi në mars të vitit 2001 dhe Universiteti i Evropës Juglindore (EJL) u hap gjashtë muaj më vonë.Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve arriti në 2250, ndërsa në tetor të vitit 2003, numri i studentëve arriti në 3700.