Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL



Në pranverë të vitit 2000, Komisionari i lartë i OSBE -së për pakicat nacionale, ka iniciuar diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Republikën e Maqedonisë, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë.

Pas miratimit të Ligjit për Arsim të Lartë nga Parlamenti i Maqedonisë, i cili lejoi krijimin e universiteteve nga themelues që nuk kanë të bëjnë me shtetin dhe i cili përkrahu mësimin në gjuhën shqipe, filloi planifikimi I krijimit të Universitetit në fund të vitit 2000. Ndërtimi filloi në mars të vitit 2001 dhe Universiteti i Evropës Juglindore (EJL) u hap gjashtë muaj më vonë.Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve arriti në 2250, ndërsa në tetor të vitit 2003, numri i studentëve arriti në 3700.
UEJL, tashmë gjendet në vitin e tetë të veprimtarisë së vet, me më shumë se 7.000 studentë dhe 3000 të diplomuar.

Që nga themelimi, në tetor të vitit 2001, ka arritur ta dëshmojë veten si universitet lider i cilësisë, financiarisht i qëndrueshëm dhe tashmë i marrë si model i arsimimit të lartë shumetnik dhe shumë-gjuhësor në Evropën Juglindore. Aq më tepër, UEJL e ka dëshmuar veten edhe në kombinimin e qëlluar të përvojës së universiteteve amerikane dhe evropiane, duke vazhduar që të përfitojë nga bashkëpunimi akademik i sponsorizuar nga Komisioni i BE-së dhe USAID-i, si dhe donatorë të tjerë.

Universiteti dhe studentët kanë përfituar edhe nga bursat që janë dhënë nga Holanda dhe Instituti Shoqëria e Hapur. Historia e këtij Universiteti është magjepsëse për shkak të asaj se si UEJL ka arritur këtë pozicion, duke luftuar kundër pasigurisë ekonomike dhe politike në rajon. Tani, UEJL ndihmon institucionet tjera dhe komunitetin në promovimin e bashkëpunimit me qëllime hulumtimi dhe lëvizshmërinë e studentëve dhe të stafit. Universiteti është i pajisur me shumë mundësi të cilat ju shërbejnë studentëve në arritjen e qëllimeve në kuadër të disiplinave që ata i kanë zgjedhur.

Duke dashur që të gjithë të diplomuarit të përfitojnë shtyllën akademike sa më solide, Universiteti po ashtu ofron përkrahje dhe këshilla praktike sa i takon karrierës dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrje private dhe publike që të mund të inkuadrojë studentët në punë praktikë të vazhdueshme dhe të munden të shfrytëzojnë maksimalisht njohuritë dhe aftësitë e fituara në UEJL.

Kontaktet:
"Ilindenska" p.n.
Tetovo
1200
Maqedoni

Telefon: +389 44 356 000
Faks: +389 44 356 001

http://www.seeu.edu.mk

  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Konvikti  - UEJL
  • Fusha e sportit UEJL
  • Byfeja - UEJL
  • Salla e Kompjutorëve UEJL
  • Biblioteka
  • Biblioteka
  • Amfiteatri - UEJL
  • Amfiteatri - UEJL
  • Amfiteatri - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL
  • Universiteti i Europës Juglindore - UEJL

Më 19.06.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!