• Profili ekonomik

    Ekonomia

    Ekonomia

    Ekonomia në territorin e komunës së Tetovës viteve të fundit, ka shënuar rritje të vazhdueshme. Si veprimtari më të zhvilluara dhe njëherit shtylla të industrisë tetovare janë: industria e përpunimit të drurit, ndërtimtaria dhe materialet ndërtimore, bujqësia, industria e tekstilit etj. Gjithashtu, rritja e vazhdueshme e ekonomisë mund të vërehet edhe nga arritja permanente e numrit të subjekteve ekonomike që veprojnë në rajonin e Tetovës. Prej tyre 98% u takojnë ndërmarrjeve të vogla e të mesme, kurse vetëm 2% ndërmarrjeve të mëdha.

    Subjektet afariste që gjatë dekadës së fundit kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Tetovës, janë të sektorëve si vijon: industria e drurit (mobiliet), ndërtimtaria, industria ushqimore dhe industria e tekstilit. Sektorët në fjalë me kapacitetet e tyre dhe teknologjinë që kanë, janë bërë konkurruese jo vetëm në tregun e Republikës së Maqedonisë, por edhe më gjerë në Ballkan. Disa ndërmarrje për prodhimin e mobilieve për amvisëri dhe mobilieve për zyra, posedojnë teknologji kulminante CNC dhe kanë potencial për qasje në tregjet ndërkombëtare.

    Ndërtimtaria sidomos në 6 vitet e kaluara, ka marrë një hov të vrullshëm edhe në rajonin e Tetovës, ku janë realizuar një numër i madh ndërtimesh cilësore banesore-afariste. Vlen të theksohet se, të gjitha këto ndërtime të reja realizohen nga ndërmarrjet private, pra, me investime private dhe me kapacitete tekniko-teknologjike.
    Industria ushqimore gjithashtu ka kapacitetet e saja dhe potenciale në komunën e Tetovës. Me cilësinë që kanë prodhimet e qumështoreve të komunës së Tetovës tash më, janë konkurrente në tregun e përgjithshëm të qumështit dhe prodhimeve qumështore. Ndërmarrjet që prodhojnë qumësht dhe prodhime qumështore i mbulojnë nevojat e konsumatorëve të komunës së Tetovës dhe më gjerë.
  • Plani strategjik për zhvillim

    Zhvillimi ekonomik i shtetit arrihet me një planifikim të mirë strategjik (afatgjatë), që përbëhet nga një numër i madh komponentësh, masash, detyrash e qëllimesh, që duhet të arrihen. zhvillimi ekonomik lokal dhe planifikimi i tij strategjik paraqesin, njërën nga komponentët kryesor dhe është udhërrëfyes i zhvillimit të përgjithshëm shoqëror–ekonomik.

    Zhvillimi ekonomik lokal, paraqet proces me të cilën në kontinuitet komuna bën përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të saj, nëpërmjet krijimit të ekonomisë dhe mirëqenies shoqërore. Prandaj, ky proces duhet të fillojë me formulimin e strategjisë.

    Planifikimi i strategjisë paraqet një proces sistemor, nëpërmes të cilit komunat ndërmarrin hapa konkrete për zhvillim ekonomik dhe e definojnë vizionin dhe qëllimet strategjike, përmes përkufizimit të qëllimeve zhvillimore dhe masave konkrete, respektivisht detyrave
    projektuese dhe realizimin e tyre.

    Komuna planifikon zhvillimin ekonomik lokal, përcakton prioritete, zhvillon politikë ekonomike lokale, përkrah zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe, të ndërmarrësve të nivelit lokal; merr pjesë në krijimin dhe zhvillimin e rrjetit lokal të institucioneve, promovon partneritet. Kuptohet, se një rëndësi të veçantë në këtë proces, ka bashkëpunimi i vazhdueshëm i pushtetarëve lokalë dhe qytetarëve.
  • Bujqësia dhe Blektoria

    Fasule

    Kushtet e volitshme klimatike, si dhe relievi në rajonin e Pollogut, bëjnë të mundur krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e bujqësisë
    në komunën e Tetovës.

    Si rezultat i kushteve të mira klimatike dhe cilësisë së kores së tokës, kulturat bujqësore që kultivohen në këtë rajon, janë me shije dhe cilësi të veçantë.

    Vlen të përmendet vetëm fasulja e Tetovës, molla e Tetovës, domatet, specat, qepët dhe të tjera, sipas të cilave është i njohur rajoni i Tetovës si në vend ashtu edhe jashtë tij.
  • Pylltaria

    Për ekonominë e fondit të pyjeve në komunën e Tetovës kujdeset N.P "Makedonski shumi", e.p."Leshnica" - Tetovë.

    Ajo meret me shfrytëzimin e pyjeve, mbrojtjen e tyre dhe ngritjen e fidaneve të reja. Prej shfrytëzimit 80% shërben për nxemje të qytetarëve, kështuqë furnizimi me dru për nxemje bëhet dy herë në vit edhe atë në pranverë dhe në vjeshtë; 10% përdoret për nxemjen e shkollave fillore dhe të mesme që gjenden më teritorin e Komunës së Tetovës; 10% tjetër është dru teknik që përdoret në industrinë e drurit.
  • Hotele

  • Restorante

  • Fabrikat


-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 43 km/h
Ora në Tetovë: 00:04
Data në Tetovë: 05.02.2012

Tendere
Per moment nuk ka asnje tender

Konkurse
Per moment nuk ka asnje konkurs