Ekonomia

Ekonomia

Ekonomia

Ekonomia në territorin e komunës së Tetovës viteve të fundit, ka shënuar rritje të vazhdueshme. Si veprimtari më të zhvilluara dhe njëherit shtylla të industrisë tetovare janë: industria e përpunimit të drurit, ndërtimtaria dhe materialet ndërtimore, bujqësia, industria e tekstilit etj. Gjithashtu, rritja e vazhdueshme e ekonomisë mund të vërehet edhe nga arritja permanente e numrit të subjekteve ekonomike që veprojnë në rajonin e Tetovës. Prej tyre 98% u takojnë ndërmarrjeve të vogla e të mesme, kurse vetëm 2% ndërmarrjeve të mëdha.

Subjektet afariste që gjatë dekadës së fundit kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Tetovës, janë të sektorëve si vijon: industria e drurit (mobiliet), ndërtimtaria, industria ushqimore dhe industria e tekstilit. Sektorët në fjalë me kapacitetet e tyre dhe teknologjinë që kanë, janë bërë konkurruese jo vetëm në tregun e Republikës së Maqedonisë, por edhe më gjerë në Ballkan. Disa ndërmarrje për prodhimin e mobilieve për amvisëri dhe mobilieve për zyra, posedojnë teknologji kulminante CNC dhe kanë potencial për qasje në tregjet ndërkombëtare.

Ndërtimtaria sidomos në 6 vitet e kaluara, ka marrë një hov të vrullshëm edhe në rajonin e Tetovës, ku janë realizuar një numër i madh ndërtimesh cilësore banesore-afariste. Vlen të theksohet se, të gjitha këto ndërtime të reja realizohen nga ndërmarrjet private, pra, me investime private dhe me kapacitete tekniko-teknologjike.
Industria ushqimore gjithashtu ka kapacitetet e saja dhe potenciale në komunën e Tetovës. Me cilësinë që kanë prodhimet e qumështoreve të komunës së Tetovës tash më, janë konkurrente në tregun e përgjithshëm të qumështit dhe prodhimeve qumështore. Ndërmarrjet që prodhojnë qumësht dhe prodhime qumështore i mbulojnë nevojat e konsumatorëve të komunës së Tetovës dhe më gjerë.
Përveç këtyre ndërmarrjeve, në komunën e Tetovës veprojnë edhe ndërmarrje për përpunimin e mishit dhe prodhimeve të këtij produkti, prodhim të pajisjeve për produkte ushqimore etj.

Industria e tekstilit gjithashtu ka një traditë të gjatë në Komunën e Tetovës, për të cilën më së tepërmi meritë ka Kombinati i Tekstilit “Teteks”. Gjithashtu, vazhdon me formimin e ndërmarrjeve private të tekstilit. Momentalisht firmat më dominuese që punojnë sipas sistemit të ashtuquajtur LON, prodhojnë (punojnë) për partnerët e jashtëm.

Rëndësia e ndërmarrjeve të katër sektorëve të përmendur më sipër është e madhe, jo vetëm për shkaqe të përfaqësimit të tyre në numrin e përgjithshëm të subjekteve afariste në komunën e Tetovës, por edhe për shkak të potencialit me të cilin disponojnë për shtrirje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ky potencial bazohet në:

• Teknologjinë e lartë me të cilën disponojnë;
• Potencialin për rritjen e kapaciteteve dhe të prodhimtarisë;
• Orientimin eksportues të tyre;
• Objektet e reja të fabrikave me mundësi për zgjerimin e tyre ekzistues;
• Cilësia e lartë e prodhimeve


Shqyrtimet kryesore

• Bartës të zhvillimit ekonomik në Komunën e Tetovës janë: industria ushqimore, industria e drurit, industria e ndërtimtarisë dhe prodhimit të materialeve ndërtimore dhe industria e tekstilit;
• Ekziston sektor i fuqishëm i shërbimeve;
• Firmat nuk janë të kënaqura nga gjendja e përgjithshme ekonomike në shtet, nivelet e kamatave, çmimin e energjisë, konkurrencën vendore dhe me shpenzimet e materialeve, ligjvënien, shërbimet etj.;
• Firmat kryesisht e mbulojnë tregun vendor, por njëkohësisht janë
të orientuara edhe kah eksporti;
• Punëdhënësit kryesisht janë të kënaqur me strukturën dhe aftësinë e fuqisë punëtore për detyrat konkrete punuese, që nuk është rast dhe anasjelltas, sepse punëdhënësit kryesisht punojnë edhe jashtë orarit të punës, pa bërë kompensime përkatëse, ndërkaq një numri të madh të të punësuarve nuk u paguhen kontributet;
• Firmat theksojnë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të madh midis ndërmarrjeve të llojeve të njëjta përmes kontakteve, organizimit të takimeve dhe përmes gjetjes së zgjidhjeve të ndryshme
me interes të përbashkët;
• Numri më i madh i firmave planifikojnë të investojnë në përmirësimin e objekteve ekzistuese, ndërtimin e objekteve të reja dhe
në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese;
• Plasmani i brendshëm i prodhimeve të firmave paraqet një segment të rëndësishëm gjatë qasjes së firmave në tregje, kurse tash më disa firma kanë siguruar vende për prodhimet e tyre;
• Në komunën e Tetovës ekzistojnë kushte të mira për udhëheqje dhe zhvillim të biznesit, por gjithashtu, duhet të intensifikohet dhe të thellohet bashkëpunimi midis firmave dhe vetëqeverisjes lokale, me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në komunë dhe të rritjes së zhvillimit ekonomik.


Zhvillimi ekonomik

Segment i rëndësishëm i përparimit të proceseve demokratike, rregullimit të marrëdhënieve shoqërore, me një fjalë, zhvillimit të përgjithshëm shoqëror, zhvillimit ekonomik, zënë vendin parësor për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, kurse me këtë edhe në strategjinë tonë për zhvillimin e Komunës së Tetovës.

Sipas parashikimeve dhe analizave tona, por edhe nevojat e zhvillimit të përgjithshëm të Komunës së Tetovës, si degë ekonomike më me ndikim për zhvillimin janë:
• zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe investimet;
• zhvillimi i turizmit;
• zhvillimi i bujqësisë.

Prandaj, vëmendjen tonë do ta përqendrojmë pikërisht te këto qëllime strategjike.


Më 18.06.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

22°
Max: 24°  Min: 11°
Lagështia: 57%
Shpejtësia e erës: 8 km/h
Ora në Tetovë: 22:59
Data në Tetovë: 10.09.2010
Njoftime
Per moment nuk ka asnje njoftim

Tendere
Per moment nuk ka asnje tender

Konkurse
Per moment nuk ka asnje konkurs