Plani Strategjik për zhvillim
Zhvillimi ekonomik i shtetit arrihet me një planifikim të mirë strategjik (afatgjatë), që përbëhet nga një numër i madh komponentësh, masash, detyrash e qëllimesh, që duhet të arrihen. zhvillimi ekonomik lokal dhe planifikimi i tij strategjik paraqesin, njërën nga komponentët kryesor dhe është udhërrëfyes i zhvillimit të përgjithshëm shoqëror–ekonomik.
Zhvillimi ekonomik lokal, paraqet proces me të cilën në kontinuitet komuna bën përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të saj, nëpërmjet krijimit të ekonomisë dhe mirëqenies shoqërore. Prandaj, ky proces duhet të fillojë me formulimin e strategjisë.
Planifikimi i strategjisë paraqet një proces sistemor, nëpërmes të cilit komunat ndërmarrin hapa konkrete për zhvillim ekonomik dhe e definojnë vizionin dhe qëllimet strategjike, përmes përkufizimit të qëllimeve zhvillimore dhe masave konkrete, respektivisht detyrave
projektuese dhe realizimin e tyre.
Komuna planifikon zhvillimin ekonomik lokal, përcakton prioritete, zhvillon politikë ekonomike lokale, përkrah zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe, të ndërmarrësve të nivelit lokal; merr pjesë në krijimin dhe zhvillimin e rrjetit lokal të institucioneve, promovon partneritet. Kuptohet, se një rëndësi të veçantë në këtë proces, ka bashkëpunimi i vazhdueshëm i pushtetarëve lokalë dhe qytetarëve.
Pushtetarët lokalë nuk munden vetë të synojnë në realizimin e zhvillimit ekonomik. Ata detyrimisht duhet t’i përfshijnë edhe përpjekjet e të gjitha palëve lokale të involvuara dhe të sigurohen, se çfarë do qoftë strategjish të përgatitura Qendra e Tetovës
për ZHEL koordinohen me strategji të tjera për zhvillim të bashkësisë dhe për ofrim të shërbimeve.
Vlerësojmë, se zyra e ZHEL me këtë strategji, do të kontribuoj për krijimin e klimës pozitive për investime në biznese lokale, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nxitje për hapjen e ndërmarrjeve të reja, tërheqje të investimeve vendore e të huaja, përkrahje për rritjen e bizneseve (veprimtarive) të klasterit, rritje të shkallës së punësimit, investime në infrastrukturë, etj.
Zyra e ZHEL
Komuna e Tetovës