Pylltaria
Për ekonominë e fondit të pyjeve në komunën e Tetovës kujdeset N.P "Makedonski shumi", e.p."Leshnica" - Tetovë.
Ajo meret me shfrytëzimin e pyjeve, mbrojtjen e tyre dhe ngritjen e fidaneve të reja. Prej shfrytëzimit 80% shërben për nxemje të qytetarëve, kështuqë furnizimi me dru për nxemje bëhet dy herë në vit edhe atë në pranverë dhe në vjeshtë; 10% përdoret për nxemjen e shkollave fillore dhe të mesme që gjenden më teritorin e Komunës së Tetovës; 10% tjetër është dru teknik që përdoret në industrinë e drurit.
Nën mbrojtje nënkuptohet veprimtaria për ruajtjen e pyjeve prej prerjeve ilegale, mbrojtje prej smundjeve fitopatogene dhe prej zjareve në hapsirë të hapur, të cilat më së tepërmi janë prezente gjat muajve të verës dhe të cilat sjellin humbje të mdhaja në fondin e pyjeve.
Nën veprimtarinë ripërtrirje të fondit të pyjeve nënkuptojmë ngritjen e fidaneve të reja dhe prerjen në disa sipërfaqe të pyjeve.
Në teritorine Komunës së Tetovës, përveç prodhimeve kryesore të pyjeve kemi edhe prodhime, siç janë: gërshikat, nane, bimë të ndryshme prej të cilave fitohen çaje shëruese, etj.
Llojet më të përhapura të drunjëve në këtë regjion janë ahu, dushku, dhe shkoza, të cilët marin pjesë me reth 90% në fondin e përgithshëm të pyjeve.