Prof. Dr. Sadi Bexheti
Puna arsimore dhe shkencore e Prof. Dr. Sadi Bexhetit ngërthen në vete një gamë të gjerë angazhimesh dhe një përkushtim të mirëqenë në avancimin e përhershëm të vlera intelektuale, që përputhen tërësisht me aspiratën tij për afirmime të pandalshme të vlerave profesionale në botën shkencore shqiptare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Repertori i gjerë i angazhimeve shkencore mishërohet me punën e tij shumëvjeçare dhe të palodhshme për të krijuar vlera të reja, të cilat në biografinë e Prof. Dr. Sadi Bexhetit janë etabluar si sistem vlerash në botën e madhe shkencore.

Profili i tij arsimor dhe shkencor ndërtohet ngadalë dhe me plot përkushtim profesional që në vigjilje të hapërimeve në botën arsimore dhe shkencore, duke iu dhënë shtysë pandërprerë interesimeve dhe studimeve të mirëfillta , që në horizontin e ri të arritjeve shkencore shënonin pulsin e kohës, të sfidave dhe të afirmimit të standardeve profesionale dhe shkencore.
Edhe puna pedagogjike e Prof. Dr. Sadi Bexhetit, ka pikërisht këto performanca sublime.

Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies janë dimension tjetër i profilit të tij si profesor. Gjithë këto vlera ai i ka inkorporuar në biografinë e tij arsimore dhe shkencore, duke krijuar në këtë mënyrë një përvojë të pasur në karrierën profesionale.

Prof. Dr . Sadi Bexheti është i lindur më 01-11-1957 në f. Lisec të Tetovës. Shkollën fillore e ka kryer në f.Reçicë të Tetovës në periudhë gjatë vitit 1964-1972. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e Tetovës gjatë periudhës 1972-1976, ndërsa gjatë periudhës 1976-1981 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.


Kryetari i komunës e përfaqëson dhe e prezanton komunën. Kryetari i komunës, kompetencat e tij i kryen në bazë të kornizës së përcaktuar me ligj dhe me këtë Statut. Kryetari i komunës funksionin e tij e ushtron profesionalisht.

- Kryetari i komunës ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë në punën e seancave të Këshillit, kurse sipas nevojës edhe në seancat e komisioneve të Këshillit, pa të drejtë vendosjeje.

- Kryetari i komunës ka për obligim të merr pjesë në seancat e Këshillit atëherë kur në rend të ditës është parashtrimi i pyetjeve të këshilltarëve, për të cilat jep përgjigje gojarisht ose me shkrim.

- Kryetari i komunës përcakton përfaqësuesit e tij të jenë të pranishëm në punën e seancave të Këshillit dhe mbledhjet e komisioneve.

- Kryetari i komunës, me vetiniciativë me kërkesë të Këshillit, e njofton Këshillin për realizimin e punëve të caktuara nga kompetenca e tij.

- Kryetari i komunës shpall dispozitat e Këshillit në "Fletoren zyrtare të Komunës së Tetovës".

- Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.

- Kryetari i komunës e realizon procedurën për shpalljen e konkursit publik dhe bën zgjedhjen e drejtorit në shërbimet publike dhe institucione komunale, në përputhje me ligj.


Alajdin Hasani
Është i lindur më 15-06-1977 në Tetovë.

Shkollën fillore e ka kryer në “Naim Frashëri”, ndërsa atë të mesmen në gjimnazin e Tetovës “Kirill Pejçinoviq”.

Fakultetin e Kulturës Fizike e ka kryer në Shkup, ndërsa studimet master i ka kryer në Tiranë në vitin 2009.

Eksperienca:

Një kohë ka punuar si profesor në shkollën fillore “Istikball”, pastaj ka punuar si asistent në USHT, ndërsa në periudhën nga viti 2006-2008 ka qenë drejtor i kompleksit turistik “Kodra e Diellit”.

Tel: + 389 44 335 499
Email: alajdin.hasani@tetova.gov.mk