Kompetencat e Kryetarit të Komunës
Kryetari i komunës e përfaqëson dhe e prezanton komunën. Kryetari i komunës, kompetencat e tij i kryen në bazë të kornizës së përcaktuar me ligj dhe me këtë Statut. Kryetari i komunës funksionin e tij e ushtron profesionalisht.
- Kryetari i komunës ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë në punën e seancave të Këshillit, kurse sipas nevojës edhe në seancat e komisioneve të Këshillit, pa të drejtë vendosjeje.
- Kryetari i komunës ka për obligim të merr pjesë në seancat e Këshillit atëherë kur në rend të ditës është parashtrimi i pyetjeve të këshilltarëve, për të cilat jep përgjigje gojarisht ose me shkrim.
- Kryetari i komunës përcakton përfaqësuesit e tij të jenë të pranishëm në punën e seancave të Këshillit dhe mbledhjet e komisioneve.
- Kryetari i komunës, me vetiniciativë me kërkesë të Këshillit, e njofton Këshillin për realizimin e punëve të caktuara nga kompetenca e tij.
- Kryetari i komunës shpall dispozitat e Këshillit në "Fletoren zyrtare të Komunës së Tetovës".
- Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.
- Kryetari i komunës e realizon procedurën për shpalljen e konkursit publik dhe bën zgjedhjen e drejtorit në shërbimet publike dhe institucione komunale, në përputhje me ligj.