Kompetencat e Këshillit
Këshilli i Komunës është organ përfaqësues i qytetarëve. Këshillin e Komunës e përbëjnë 31 përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Mandati i anëtarëve të Këshillit zgjat 4 (katër) vjet. Anëtari i Këshillit nuk mund të revokohet.
Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Këshillit
Anëtari i Këshillit ka të drejta dhe obligime të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut, të cilat i mer pasi t’i verifikohet mandati.
Të drejtat dhe obligimet e anëtarit të Këshillit janë:
- Të propozojë shqyrtimin e çështjeve, dukurive dhe situatave që janë me rëndësi lokale për qytetarët e komunës;
- Të ngritë iniciativa për sjellje të vendimeve dhe akteve të tjera në kompetencë të Këshillit si dhe të propozojë amandamente;
- Të kërkojë nga administrata komunale, shërbimet publike dhe institucionet e themeluara nga komuna, të dhëna dhe informata të tjera për çështje që janë në kompetencë të Këshillit.
Të drejtat dhe obligimet e Kryetarit të Këshillit
- Thërret seancat e Këshillit;
- Hap, udhëheq dhe e mbyll seancën;
- Hap, udhëheq dhe përmbyll debatet në seancat e Këshillit;
- Mban rregull në seancë,
- I paralajmëron diskutuesit;
- Hedh në votim pyetjet dhe propozimet;
- I shpall rezultatet e votimit;.
- Kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit;
- Kujdeset për zbatimin dhe respektimin e Rregullores së Këshillit dhe jep sqarime lidhur me zbatimin e saj;
- Kujdeset për realizimin e të drejtave të anëtarëve të Këshillit dhe për sigurimin e kushteve për punë dhe informimin e tyre;
- Kujdeset për zbatimin e parimit për punën publike të Këshillit;
- I nënshkruan aktet e Këshillit dhe ia dorëzon kryetarit të komunës për shpalljen e tyre.
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Statutin e komunës dhe me këtë Rregullore.