Për kryerjen e punëve në kompetencë të organeve të komunës organizohet administrata komunale.

Administrata komunale organizohet në sektorë dhe seksione. Komuna formon inspektorat komunal për ushtrimin e mbikëqyrjes inspektuese ndaj kryerjes së punëve në kompetencë të saj.

Organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e ushtrimit të detyrave të administratës komunale i përcakton Këshilli, me propozimin e kryetarit të komunës.


M-r Rametulla Kuçi





Është i lindur më 18 korrik të vitit 1979 në Tetovë. Shkollën fillore e ka kryer në sh.f ‘Istikball” – Tetovë, të mesmen në shkollën medicinale “Nikolla Shtjen” Tetovë , në vitin 2006 kryen fakultetin Jurdik në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa në vitin 2011 magjistron në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkenca Politike në drejtimin e Administratës Publike të Krahasuar të Unionit Evropian në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.



Eksperienca:
Në periudhën 2003 -2004 punoi si praktikant në parlamentin e Maqedonisë, ku me pastaj në vitin 2006-2008 emërohet zëvendës Drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike të R. Maqedonisë. Nga viti 2008-2011 punon si asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Në Tetor të vitit 2011 emërohet si sekretar i komunës së Tetovës.


Njohuritë kompjuterike:
Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Power Point, Internet Explorer, Acrobat reader dhe Microsoft Outlook Express


Gjuhët e huaja:
Anglisht, Kroatisht, Maqedonisht.



Tel: +389 44 339 240
E-Mail: sekretar@tetova.gov.mk


Flakran Pustina
Është i lindur në Tetovë më 17-12-1982.

Shkollën fillore e ka kryer në "Kirili dhe Metodij" në Tetovë, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në shkollën ekonomike "8 Shtatori" në Tetovë.

Ka mbaraur Fakultetin e Administratës së Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Tel: + 389 44 338 081
Email: flakran.pustina@tetova.gov.mk


Mr. Ramije Abdurahimi - Cara

Përgatitja profesionale
Ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, provimin e jurispodencës, ku edhe i ka kryer studimet pasdiplomike dhe merr titullin Magjistër i Shkencave Juridike.

Përvoja dhe edukimi kontinual
Pas diplomimit angazhohet si praktikante në Gjykatën e Tetovës. Në vitin 1998 punësohet si referente për çështje normative në komunën e Tetovës. Në vitin 1999 zgjidhet Sekretar i Këshillit Komunal të Tetovës nga radhët e të punësuarve, të cilin funksion e ushtron deri në vitin 2004 (zgjedhjet lokale). Pas kësaj merr titullin e nëpunësit shtetëror - Udhëheqës i Sektorit për Punë Juridike dhe Administrative - detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

Është trajnere dhe konsultante për liderë lokal dhe organizim të administratës shtetërore/komunale në kuadër të USAID-it dhe BNJVL-së.

Pjesëmarrëse aktive në reformën e pushtetit lokal në Maqedoni që në fillimin e saj në vitin 1999, sidomos nga viti 2000, kur përgatitej Ligji i ri i pushtetit lokal dhe Ligjit për nëpunës shtetëror, si anëtare e Komisionit për çështje normative në BNJVL.

Pjesëmarrëse në Projektin e Fondacionit - Shoqëria e hapur (SOROS-it) për "Sundimin e së drejtës në RM" në pjesën që ka të bëjë me pushtetin lokal.

Anëtare në Organet drejtuese të Shoqatës së Juristëve të RM dhe revistës "Pravnik".

Tel: +389 44 338 360
E-Mail: ramije@tetova.gov.mk


Adnan Neziri
Është i lindur më 20-12-1964 në Reçicë të Vogël. Shkollën fillore e ka kryer në "Naim Frashëri"-Tetovë, të mesmen në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq", ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës më 1990.

Eksperienca

Në periudhën nga viti 1992-1994 ka punuar në firmë private për shërbime financash dhe kontabiliteti. Gjatë periudhës 1994-1999 ka punuar në zyrën e tij private për shërbime të kontabilitetit. Në periudhën 1999-2004 është emëruar këshilltar për financa në vetëqeverisjen lokale në komunën e Tetovës, ndërsa nga viti 2004 deri më 2009 ka qenë nëpunës shtetëror, kryesisht udhëheqës i seksionit për financa dhe buxhet në komunën e Tetovës.

Në këtë periudhë kohore ka qenë i angazhuar në procesin e reformave në vetëqeverisjes lokale dhe veçanërisht në procesin e decentralizimit fiskal si një edukatë plotësuese për implementimin e proceseve në komunë.

Njeh gjuhën maqedonase dhe gjuhën frënge.

Kontakt:
Tel: + 389 44 339 240
Email: adnan@tetova.gov.mk


Skender Palloshi
Është i lindur më 01.10.1968 në Tetovë. Shkollën fillore e ka kryer në “Istikball”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Në periudhën 1987-1991 ka studiuar në Fakultetin arkitektonik në Prishtinë, ndërsa gjatë periudhës 1993-1994 ka kryer Fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit-dega:Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperienca

Gjatë periudhës 1994-1998 ka qenë projektant në ndërmarrje private, ndërsa gjatë viteve 1999-2004 ka qenë këshilltar për Urbanizëm dhe veprimtari botore i Kryetarit të Komunës së Tetovës.

Në periudhën 2004-2006 ka qenë udhëheqës i seksionit për veprimtari komunale pranë Sektori për urbanizëm, mbrojtje të mjedisit jetësor, komunikacion dhe udhë të Komunës së Tetovës, 2006-2008 ka qenë zëvendësministër për Transport dhe Lidhje në Qeverinë e Republikës së
Maqedonisë.

Në periudhën 2008-2009 ka qenë shef i kabinetit të kryetarit të PDSH-së.


Iljaz Halimi
Është i lindur më 07-02-1954 në f.Sushicë të Republikës së Kosovës. Më 1973 ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Tetovë, kurse Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji e ka kryer në Prishtinë më 1979.

Karriera profesionale:

Në periudhën 1979-1998 ka qenë profesor në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ku e ushtroi edhe postin e zv. drejtorit në periudhën 1987-1989. Më 1998-2002 ka qenë nënkryetar i parlamentit të R. Maqedonisë, ndërsa gjatë periudhës 2002-2006 ka qenë deputet në parlamentin e R. Maqedonisë.


Neritan Ferati
Është i lindur në Tetovë më 30.06.1972

I diplomuar në fakultetin Jurdik në Shkup

Ekpserienca
Nga viti 2000 i punësuar në Komunën e Tetovës

Tel: + 389 44 339 240
Email: neritan.ferati@tetova.gov.mk




Parandalo Korrupcionin!