Sektori për punë normative-juridike dhe administrative

Mr. Ramije Abdurahimi - Cara

Përgatitja profesionale
Ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, provimin e jurispodencës, ku edhe i ka kryer studimet pasdiplomike dhe merr titullin Magjistër i Shkencave Juridike.

Përvoja dhe edukimi kontinual
Pas diplomimit angazhohet si praktikante në Gjykatën e Tetovës. Në vitin 1998 punësohet si referente për çështje normative në komunën e Tetovës. Në vitin 1999 zgjidhet Sekretar i Këshillit Komunal të Tetovës nga radhët e të punësuarve, të cilin funksion e ushtron deri në vitin 2004 (zgjedhjet lokale). Pas kësaj merr titullin e nëpunësit shtetëror - Udhëheqës i Sektorit për Punë Juridike dhe Administrative - detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

Është trajnere dhe konsultante për liderë lokal dhe organizim të administratës shtetërore/komunale në kuadër të USAID-it dhe BNJVL-së.

Pjesëmarrëse aktive në reformën e pushtetit lokal në Maqedoni që në fillimin e saj në vitin 1999, sidomos nga viti 2000, kur përgatitej Ligji i ri i pushtetit lokal dhe Ligjit për nëpunës shtetëror, si anëtare e Komisionit për çështje normative në BNJVL.

Pjesëmarrëse në Projektin e Fondacionit - Shoqëria e hapur (SOROS-it) për "Sundimin e së drejtës në RM" në pjesën që ka të bëjë me pushtetin lokal.

Anëtare në Organet drejtuese të Shoqatës së Juristëve të RM dhe revistës "Pravnik".

Tel: +389 44 338 360
E-Mail: ramije@tetova.gov.mk


Më 11.08.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!



Parandalo Korrupcionin!