Sektori për urbanizëm, komunikacion dhe veprimtari botore

Skender Palloshi
Është i lindur më 01.10.1968 në Tetovë. Shkollën fillore e ka kryer në “Istikball”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Në periudhën 1987-1991 ka studiuar në Fakultetin arkitektonik në Prishtinë, ndërsa gjatë periudhës 1993-1994 ka kryer Fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit-dega:Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperienca

Gjatë periudhës 1994-1998 ka qenë projektant në ndërmarrje private, ndërsa gjatë viteve 1999-2004 ka qenë këshilltar për Urbanizëm dhe veprimtari botore i Kryetarit të Komunës së Tetovës.

Në periudhën 2004-2006 ka qenë udhëheqës i seksionit për veprimtari komunale pranë Sektori për urbanizëm, mbrojtje të mjedisit jetësor, komunikacion dhe udhë të Komunës së Tetovës, 2006-2008 ka qenë zëvendësministër për Transport dhe Lidhje në Qeverinë e Republikës së
Maqedonisë.

Në periudhën 2008-2009 ka qenë shef i kabinetit të kryetarit të PDSH-së.
SEMINARE DHE TRAJNIME

1999-2005 Pjesëmarrës në numër të madh seminaresh dhe trajnimesh që kanë të bëjnë me planifikimin urbanistik, mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik lokal, proçesin e decentralizimit në R.M. etj. të organizuara nga:
- LOPAD (Local Public Administration Development Project in R.M.) në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë Holandeze, ZELLS, VNG International dhe IEUP (International Experts of Urban Planing) me temë: “Pjesëmarrja e qytetarëve në proçesin e planifikimit urbanistik”
- GTZ (Deutsche Gesellschaft fur Technische Zusammenarbeit) me temë: “Sisteme të Planifikimit urbanistik në rajone me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”
- Albanian – American Trade and Development Association of the United States në bashkëpunim me The Open Society Institute dhe ZELLS me temë: “Zhvillimi lokal ekonomik përgjatë korridorit transportues 8”
- Pjesëmarrës në implementimin e shumë projekteve infrastrukturale ne Komunën e Tetovës të finansuara nga USAID, UNDP, IOM, DAI, EBRD, CARDS, IMG, KFW, etj.

2005 Pjesëmarrës në Programin njëmujor të organizuar nga United States Department of State – “International Visitor Leadership Program” në SHBA (Washington DC, Orlando – Florida, Denver – Colorado, Portland – Oregon, Chicago – Illinois) me temë “Planifikimi Urbanistik dhe problemet e mjedisit jetësor”.

GJUHËT E HUAJA:

Anglisht.

Anëtar i Asociacionit të arkitektëve të Maqedonisë “AAM” – Shkup.

Kontakt:
Tel: + 389 44 335 373
Email: skender.palloshi@tetova.gov.mk


Më 08.03.2010 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!



Parandalo Korrupcionin!