Sektori për veprimtari publike
Është i lindur më 07-02-1954 në f.Sushicë të Republikës së Kosovës. Më 1973 ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Tetovë, kurse Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji e ka kryer në Prishtinë më 1979.
Karriera profesionale:
Në periudhën 1979-1998 ka qenë profesor në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ku e ushtroi edhe postin e zv. drejtorit në periudhën 1987-1989. Më 1998-2002 ka qenë nënkryetar i parlamentit të R. Maqedonisë, ndërsa gjatë periudhës 2002-2006 ka qenë deputet në parlamentin e R. Maqedonisë.
Eksperienca
Gjatë periudhës 1998-2001 ka qenë anëtar i Këshillit të Sigurimit të Shtetëror në R. Maqedonisë, ndërsa gjatë viteve 1998-2002 ka qenë kryetar i Seksionit të Frankofonisë në Parlamentin e R. Maqedonisë.
Në periudhën 2002-2006 ka qenë kryetar i Komisionit për punë dhe politikë sociale., ndërsa gjatë periudhës 1998-2006 ka qenë anëtar i shumë komisioneve parlamentare dhe delegacioneve të ndryshme për bashkëpunim ndërkombëtar në parlamentin e Maqedonisë.
Gjatë periudhës 2006-2008 ka qenë zv.ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Politikisht ka qenë aktiv që nga viti 1990 dhe është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike Popullore në qershor të vitit 1990, ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 ka qenë kryetar i saj.
Kontakt:
Tel: + 389 44 335 667
Email: iljaz.halimi@tetova.gov.mk