Administrata Komunale

Për kryerjen e punëve në kompetencë të organeve të komunës organizohet administrata komunale.

Administrata komunale organizohet në sektorë dhe seksione. Komuna formon inspektorat komunal për ushtrimin e mbikëqyrjes inspektuese ndaj kryerjes së punëve në kompetencë të saj.

Organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e ushtrimit të detyrave të administratës komunale i përcakton Këshilli, me propozimin e kryetarit të komunës.
- Të punësuarit në administratën komunale që ushtrojnë punë profesionale, normative-juridike, ekzekutive, administrative-mbikëqyrëse dhe vendosin çështje administrative kanë status të nëpunësit shtetëror.

- Për punësimin, të drejtat dhe detyrimet, sistemin e rrogave dhe të kompensimeve të rrogave, përgjegjësinë, vlerësimin dhe pushimin e marrëdhënies së punës së të punësuarve nga paragrafi 1 i këtij neni do të zbatohen dispozitat e Ligjit për nëpunësit shtetërorë.

- Për të punësuarit në administratën komunale të cilët ushtrojnë punë administrative-teknike dhe ndihmëse zbatohen dispozitat e legjislacionit të punës.

- Gjatë punësimit në administratën komunale dhe në shërbimet publike që i ka themeluar komuna do të mbahet llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u takojnë të gjitha bashkësive të përfshira në komunë në të gjitha nivelet, si dhe respektimi i kritereve të profesionalizmit dhe kompetencës.


Administrata komunale:

- I përgatit aktet për Këshillin dhe kryetarin e komunës.

- I përgatit seancat e Këshillit dhe mbledhjet e komisioneve të tij të përhershme dhe të përkohshme.

- Kryen punë profesionale për Këshillin dhe kryetarin e komunës.

- Mban kontabilitetin e komunës, punën financiare, administrim me të hyrat komunale dhe punë të tjera në përputhje me ligjin.

- Përcjell problematikën në lëmin e kompetencës së komunës, bën analizën e gjendjes, ngritë nisma dhe jep propozime për zgjidhjen e tyre.

- Dërgon informata dhe të dhëna lidhur me aktivitetet e komunës me kërkesë të organeve kompetente ose në bazë të Ligjit.

- Kryen edhe punë të tjera që do t'ia caktojë Këshilli dhe kryetari i komunës.


Më 16.06.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!



Parandalo Korrupcionin!