Parandalo Korrupcionin!
Propozim PDU për BU 34

Në bazë të nenit 24 paragrafi 10 të Ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, teksti spastruar ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 24/08 dhe 91/09) dhe Vendimit me nr. 09-486/2 me datë 25.02.2009 vj., Kryetari i komunës së Tetovës, e lëshon këtë:

K O M U N I K A T Ë
për organizimin e Prezentimit publik dhe Anketës publike


Organizohet Prezentim publik dhe Anketë publike rreth Vendimit për përcaktimin e Projekt PDU për BU 34, periudha e planifikimi 2007-2012.

Anketa publike do te zgjasë 10 ditë pune duke filluar prej 31.12.2009 - 16.01.2010.

Prezentimi publik rreth Vendimit për përcaktimin e Projekt PDU për BU 34, dotë mbahet me datë 05.01.2010, prej ora 10-14, në ambientet e komunës së Tetovës, në sallën e madhe.

Projekt PDU për Blokun urban 34, komuna e Tetovës është në kufinjtë me sa vijon:

Blloku urban 34 : S= 3. 07 ha:
rr. “Dimo Gavrovski- Kara”, rr. “Metodi Andonov- Çento”, bul. “Blagoja Toska” dhe bul. “Ilirija”.


Listat anketuese për pjesëmarrje në anketën publike, qytetarët e interesuar mund t’i marrin në bashkësinë vendore në të cilën gjendet bloku urban, dhe në ambientetet e komunës së Tetovës – Sektori për urbanizëm.

Në afatin e caktuar personat e interesuar fizikë dhe juridikë nga territori konkret i përfshirë me planin, mund të dorëzojnë vërejtje me shkrim në listat anketuese në arkivin e komunës.

Komuna e Tetovës
Kryetar,
Prof.Dr. Sadi Bexheti


Më 12.01.2010 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

Max:   Min: -3°
Lagështia: 100%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 04:06
Data në Tetovë: 12.03.2010

Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera