Pranë zjarrfikësve në natën e ndërrimit të motmoteve
Pranë zjarrfikësve në natën e ndërrimit të motmoteve
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti natën e ndërrimit të motmoteve vizitoi njësitin e zjarrfikësve të Tetovës të cilët ishin punëtorët e vetëm të administratës komunale që punuan edhe gjatë natës së Vitit të Ri. Pasi ua uroi Vitin e Ri, kryetari i komunës së Tetovës u shpreh se gjatë vitit 2010 komuna e Tetovës do të punojë edhe më tej për krijimin e kushteve sa më të mira për punë në njësitin e zjarrfikësve.
Njësiti i zjarrfikësve të Tetovës ka qenë aktiv 24 orë natën e ndërrimit të viteve, ndërkohë që nuk janë evidentuar raste të zjarrit.


Data e publikimit 04.01.2010

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 43 km/h
Ora në Tetovë: 23:52
Data në Tetovë: 04.02.2012