Uniforma dhe mjete të reja pune për zjarrfikësit
Me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Njësiti Territorial Kundër Zjarrit në komunën e Tetovës është furnizuar me pajisje të reja bashkëkohore, janë rregulluar hapësirat, ndërsa për punëtorët janë ndarë uniforma të reja. Ky është intervenimi i parë që kryhet në këtë njësit pas një kohe shumë të gjatë dhe që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.
Sipas Udhëheqësit të Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në komunën e Tetovës, Kamber Sadiku, tendenca është që së shpejti ky njësit të furnizohet edhe me pajisje tjera bashkëkohore.
Njësiti Territorial Kundër Zjarrit punon me kapacitet të plotë përgjatë 24 orëve, ndërsa intervenimet për shuarje të zjarrit janë bërë të gjitha me paralajmërime, në kohën e duhur dhe në mënyrë efikase.