Me kapacitet të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”- Tetovë, gjatë këtyre ditëve të përfshira nga moti me dëborë është angazhuar me kapacitet të plotë në pastrimin e akseve rrugore që bien në kompetencë të komunës së Tetovës. ”Rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore, po punojmë me kapacitet të plotë për mirëmbajtjen e akseve rrugore edhe përkundër vështirësive që paraqiten nga veturat e parkuara në rrugë”, tha Hasan Luma, drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.
Sipas Lumës, edhe në ditët në vijim pritet që të ketë reshje të reja, por NPK “Tetova” është në përcjellje e sipër të gjendjes së rrugëve në rajonin e Tetovës. Nga kjo ndërmarrje apelojnë te qytetarët që të mos e hedhin borën nga trotuaret në rruge dhe të mos i parkojnë veturat në vende joadekuate me qëllim që të mos vështirësohet mirëmbajtja e rrugëve. Luma iu apelon qytetarëve që nëse paraqiten vështirësi të kalimit në qytet të lajmërojnë në Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” Tetovë.