Tetova ndihmon Shkodrën për tejkalimin e situatës pas përmbytjeve
Tetova ndihmon Shkodrën për tejkalimin e situatës pas përmbytjeve
Komuna e Tetovës shpreh solidaritet të plotë me qytetarët e Shkodrës, të cilët janë përpara një situate alarmante nga përmbytjet e ditëve të fundit. Duke qëndruar pranë tyre në këto kohë të vështira, me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës, prof. Dr. Sadi Bexheti, komuna do të ndajë ndihmë financiare nga buxheti i vet në një shumë prej 30 mijë eurosh.
Komuna e Tetovës gjithashtu fton gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet, të cilët mund të ndihmojnë me mjete financiare, me tesha, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme për qytetarët e Shkodrës, të drejtohen tek personi përgjegjës i caktuar nga komuna e Tetovës në numrin e tel:044 338 081.
Njoftojmë qytetarë se komuna e Tetovës për këtë qëllim do të organizojë transport emergjent për bartjen e ndihmave për në qytetin e Shkodrës.


Data e publikimit 08.01.2010

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 41 km/h
Ora në Tetovë: 23:28
Data në Tetovë: 04.02.2012