N J O F T I M
Njoftohen qytetarët, afaristët dhe biznesmenët se komuna e Tetovës organizon grumbullimin e ndihmave humanitare (produkte ushqimore, veshmbathje, mjete higjienike etj) që do t’iu dërgohen qytetarëve të Shkodrës, të cilët pësuan nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapësirat e Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë. Komuna e Tetovës në mënyrë të organizuar do të dërgojë kontingjente me ndihma për qytetarët e Shkodrës.

Komuna e Tetovës iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të solidarizohen me këtë iniciativë dhe të paraqiten në numrin e telefonit 044-338-081 për të konfirmuar ndihmën e tyre.


Data e publikimit 11.01.2010

Max:   Min:
Lagështia: 93%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 20:42
Data në Tetovë: 11.03.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera