Në pikëpyetje fillimi i mësimit në “Migjeni” edhe në gjysmëvjetorin e dytë
Në pikëpyetje fillimi i mësimit në “Migjeni” edhe në gjysmëvjetorin e dytë
Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, të martën i është drejtuar për të katërtën herë me shkrim Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga e cila ka kërkuar që të bëjë furnizimin me inventarin e nevojshëm të shkollës fillore periferike “Migjeni” në Drenovec, me qëllim që të fillojë procesi edukativo arsimorë në gjysmë vjetorin e dytë të këtij viti shkollorë.

Në këtë objekt duhet të mësojnë gjithsej 500 nxënës prej klasës së parë deri në klasën e nëntë dhe tetë paralele të shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” thuhet në shkresën që i është drejtuar Ministrisë së Arsimit nga ana e Sektorit për Veprimtari Publike të Komunës së Tetovës.
MASH-i duhet të jap pëlqim për financim të punëtorëve teknik dhe arsimorë, të furnizoj me inventar të imët sallat e arsimtarëve, kabinetet dhe paralelet që kjo shkollë të filloj në mënyrë normale procesin edukativo-arsimor.

“Jam shumë skeptik se kjo shkollë do të filloj edhe këtë gjysmë vjetor, i jemi drejtuar Ministrisë së Arsimit disa herë me shkrim dhe disa herë nëpërmjet telefonit, por nuk kemi pasur kurrfarë përgjigje. I kemi kryer të gjitha obligimet që ka komuna, kyçjen në kanalizim, kyçjen në ujësjellës, pranim dorëzimin e objektit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe kemi bërë rrethojën e kësaj shkolle ”, tha Iljaz Halimi udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës.


Data e publikimit 12.01.2010

12°
Max:   Min: -2°
Lagështia: 54%
Shpejtësia e erës: 9 km/h
Ora në Tetovë: 14:26
Data në Tetovë: 12.03.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera