Niset kontingjenti i parë me ndihma për në Shkodër
Qytetarët, afaristët dhe biznesmenët nga Tetova i janë përgjigjur ftesës së komunës së Tetovës për t’u ndihmuar qytetarëve të Shkodrës që pësuan nga përmbytjet. Të mërkurën është nisur kontingjenti i parë me ndihma i cili përfshinë më shumë se 30 produkte ushqimore, higjienike dhe produkte të tjera. Vlera totale e ndihmave ofruar qytetit të Shkodrës është mbi 20 mijë euro.
Pritet që grumbullimi i ndihmave të vazhdojë, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që të niset edhe një kontingjent tjetër me ndihma për qytetarët që kanë pësuar nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës.
Ndryshe, Këshilli komunal i Tetovës të enjten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet propozimi i kryetarit të komunës Prof. Dr. Sadi Bexheti, që qytetarëve të pësuar nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës t’i ndahet ndihmë financiare në vlerë prej 30 mijë eurosh.