Komuna e Tetovës dorëzoi kontingjentin e parë me ndihma në Shkodër
Komuna e Tetovës dorëzoi kontingjentin e parë me ndihma në Shkodër
Delegacioni i komunës së Tetovës i kryesuar nga zëdhënësi Flakran Pustina, të enjten ka dorëzuar kontingjentin e parë me ndihma humanitare për të përmbyturit në Shkodër. Komuna e Tetovës, qytetarë, afaristë dhe biznesmenë kontribuuan me ndihma të ndryshme, produkte ushqimore, veshmbathje, produkte higjienike etj. Në Shkodër u dërgua konvoj humanitarë në vlerë prej 20 mijë euro si dhe një kamion me shtatë tonë e gjysmë me materiale për ndërtimtari të firmës Rofiks.
Gjatë kësaj vizite, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina u takua me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Lorenc Lluka i cili shprehu falënderimin e tij dhe të banorëve të përmbytur për komunën e Tetovës që përpos ndihmave materiale ka ndarë edhe ndihmë financiare në vlerë prej 30 mijë euro për qytetarët e vendeve të përmbytura në Shkodër.
Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, gjatë dorëzimit të ndihmave humanitare, u shpreh se kjo është iniciativë e kryetarit të komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti për të ndihmuar sado pak qytetarët e Shkodrës. Pustina gjithashtu falënderoi të gjithë qytetarët e Tetovës, afaristët dhe biznesmenët që përkrahën këtë iniciativë.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës u takua me zëdhënësin e komunës së Shkodrësa, Ridvan Dibra i cili bëri pranimin e ndihmave humanitare dhe e shoqëroi delegacionin gjatë gjithë vizitës në Shkodrës.

Delegacioni i komunës së Tetovës, gjatë vizitës në vendet e përmbytura në Shkodër u takua edhe me Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Topalli falënderoi përzemërsisht kryetarin e komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe të gjithë ata që kontribuuan për të ndihmuar Shkodrën. Sipas Topallit, ky gjest i komunës së Tetovës tregon për solidaritetin që ka ekzistuar gjithnjë tek shqiptarët.

Aksioni i komunës së Tetovës, për dërgimin e ndihmave humanitare për qytetarët e Shkodrës vazhdon, dhe të gjithë të interesuarit mund të donojnë ndihmat e tyre te Stacioni i Njësitit kundër zjarrit në Tetovë.


Data e publikimit 18.01.2010

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 22:29
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera