Komuna e Tetovës mirëpret përvojën franceze në fushën e agronomisë
Komuna e Tetovës mirëpret përvojën franceze në fushën e agronomisë
Thellimi i bashkëpunimit në fushën e agronomisë ka qenë temë bisede në takimin që sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti ka realizuar me përfaqësues të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë dhe Shoqatës së Bujqësisë Franceze dhe Zhvillimit Internacional AF-DI me seli në Normandi të Francës.

Claire Guyon, e punësuar në Shoqatën e Bujqësisë Franceze dhe Zhvillimit Internacional AF-DI, theksoi se shoqata ka bashkëpunim me organizata dhe institucione të shumta nga vende të ndryshme. Sipas Guyon sfera e bashkëpunimit më shumë shtrihet në prodhimin e qumështit dhe organizimin e fermerëve. “Kemi vendosur bashkëpunim shumë të frytshëm me Organizatën e Fermerëve të Mitrovicës, ndërsa me Republikën e Maqedonisë kemi bashkëpunuar që nga viti 2008”, tha Guyon.
Nedim Kasami, nënkryetar i Shoqatës së Fermerëve të Maqedonisë tha se me shoqatën AF-DI nga Franca kemi pasur bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e agronomisë sidomos në fushën e blegtorisë. Federata e Fermerëve ka qëndruar për vizitë në Francë tre muaj më parë, me qëllim të bartjes së eksperiencave franceze në fushën e agronomisë në Maqedoni.

Sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti, u shpreh e kënaqur nga kjo vizitë, duke theksuar se ky bashkëpunim është e mirëseardhur për komunën e Tetovës dhe për qytetarët, sepse në këtë mënyrë ata informohen me punën e organizatave franceze në sfera të ndryshme. Sekretarja Memeti i ka informuar të pranishmit me punën që ka bërë komuna e Tetovës për zhvillim në sfera të ndryshme. “Sa i takon degës së agronomisë mendojmë se në komunën e Tetovës ka tokë të mirë pjellore për zhvillimin e bujqësisë”, tha Memeti. Sekretarja e komunës së Tetovës ka sqaruar para delegacionit francez mënyrën e funksionimit të administratës komunale të Tetovës.


Data e publikimit 20.01.2010

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 22:20
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera