Kremtohet dyvjetori i këndit amerikan në Tetovë
Kremtohet dyvjetori i këndit amerikan në Tetovë
Përfaqësues të komunës së Tetovës morën pjesë në kremtimin që u organizua tek Këndi Amerikan në Tetovë për nder të dy vjetorit të funksionimit të tij. Për të nderuar funksionimin e këndit amerikan i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale në Maqedoni.

Sipas koordinatorit të këndit amerikan në Tetovë, Gzim Sulejmani, këndi amerikan po feston një dy vjetor të suksesshëm gjatë së cilit ka pasur një komunikim të mrekullueshëm me qytetarët me çka është plotësuar ëndrra për ndarje të përbashkët kulturore.
“Brenda dy vitesh, Këndi Amerikan në Tetovë, ka arritur të jetë një fole e ngrohtë e miqësisë, e njohjeve dhe këmbimeve kulturore. Këtu, në këtë vend, duke filluar nga më te vegjlit dhe deri te moshat e shtyra, është jetësuar në format më kreative ëndrra e hapur e miqësisë, e këmbimit të vlerave dhe përvojave humane”, tha Sulejmani
Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Filip Ryker, deklaroi me këtë rast se këndi amerikan në Tetovë po rritet dhe zgjerohet me një shpejtësi të paparashikuar. “Ky kënd si pjesë e programit gjithëpërfshirës me audiencën dhe arritjet ka treguar ngritje të mirë gjatë këtij viti. Këndi amerikan në Tetovë vazhdon të jetë këndi me rritje më të shpejtë në botë, dhe ju uroj shumë për punën që bëni”, tha ambasadori Ryker.

Në emër të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexhetit, të pranishmit i përshëndeti Shefi i kabinetit, Alajdin Asani. Duke shprehur përgëzimet dhe urimet e sinqerta me rastin e kremtimit të dyvjetorit të themelimit të Këndit Amerikan në Tetovë, Asani theksoi se Komuna e Tetovës është në partneritet me Këndin Amerikan në Tetovë, me këtë vatër të miqësisë, e cila brenda dy vitesh nëpërmjet organizimeve të shumta ka hapur horizontin e dialogut mes qytetarëve të Tetovës dhe popullit amerikan. “Ne jemi të lumtur që agjenda e ngjeshur e këndit, përçon në qytetin e Tetovës frymën e miqësisë, të njohjeve dhe të dialogut. Komuna e Tetovës, si partnere me Këndin Amerikan në Tetovë, do të jetë pranë këtyre aktiviteteve dhe pranë misionit fisnik të këndit për të promovuar kohën e miqësisë dhe frymën e bashkëpunimit të gjithanshëm”, tha Asani.


Data e publikimit 20.01.2010

17°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 59%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 23:40
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera