Takim për ndërlidhje të arsimit me ekonominë
Takim për ndërlidhje të arsimit me ekonominë
Të mërkurën kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti ka pritur në një takim përfaqësues të dy universiteteve dhe të shkollave të mesme në Tetovë. Në këtë takim që kishte për qëllim mundësitë e bashkëpunimit për ndërlidhjen e arsimit me ekonominë të pranishëm ishin edhe këshilltari Alberto Pogorelz dhe ekspertja Claudia Cocolin e cila njihet për angazhimin e saj në shumë projekte të financuara nga BE-ja.

Këshilltari Alberto Pogorelz ka prezantuar para të pranishmëve qëllimin e takimit që nënkupton gjetjen e një pike të përbashkët për të ndërlidhur institucionet e jashtme me komunën e Tetovës dhe për të hartuar projekte me prioritet për komunën e Tetovës.
Pogorelz ka prezantuar para tyre ndërlidhjen e sistemit të prodhimit me sistemin e trajnimit. Sipas tij, gjithë ky bashkëpunim bëhet i mundshëm në optikën e marrëveshjes të nënshkruar në mes komunës së Tetovës dhe Arena Science Park të Trieshtës, me këtë institucion që bashkon botën akademike me industritë e prodhimtarisë.

Faza e parë e bashkëpunimit nënkupton këmbimin e informatave me qëllim që deri në muajin maj të përgatiten disa projekte prioritare për të konkurruar në rrjetin e Area Science Park. Të pranishmit shfaqën gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të këmbyer intensivisht informatat me qëllim që të kyçen me projekte në sfera të ndryshme.


Data e publikimit 21.01.2010

Max:   Min: -3°
Lagështia: 100%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 04:06
Data në Tetovë: 12.03.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera