NPK “Tetova”-Tetovë mirëmban akset rrugore
NPK “Tetova”-Tetovë mirëmban akset rrugore
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” – Tetovë, gjatë kësaj periudhe merret me mirëmbajtjen e akseve rrugore ne vendet urbane dhe rurale të komunës së Tetovës.

Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Hasan Luma, në bazë të nevojave të terrenit, në bashkëpunim me Sektorin e komunikacionit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me makineri bashkëkohore intervenohet për pastrimin e borës nga akset rrugore dhe hedhje të kripës në vendet me akull.
Punëtorët e NPK “Tetova”-Tetovë paralelisht punojnë edhe për pastrimin e borës para ndërmarrjeve dhe në vendet të cilat janë më të frekuentuara nga këmbësorët.

Pastrimi i akseve rrugore në këtë periudhë është punë prioritare për NPK “Tetova” – Tetovë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet eventuale.


Data e publikimit 26.01.2010

Max:   Min: -2°
Lagështia: 75%
Shpejtësia e erës: 13 km/h
Ora në Tetovë: 20:42
Data në Tetovë: 12.03.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera