Vazhdon mbjellja e drunjve mes akseve rrugore
Vazhdon mbjellja e drunjve mes akseve rrugore
Ka vazhduar aksioni i komunës së Tetovës për mbjellje të drunjve në mes akseve rrugore. Deri më tani janë mbjellë drunj në akset rrugore nga Universiteti i Evropës Juglindore deri tek gjyqi i Tetovës.

Pas përmirësimit të kushteve atmosferike do të vazhdojë mbjellja e drunjve nga hotel “Liraku” deri në dalje të qytetit, ndërsa është planifikuar të mbillen drunj edhe në bulevardin “Bllagoja Toska”.
Gjatë këtij aksioni që ka për qëllim shtimin e hapësirave të gjelbrat do të mbillen afërsisht 500 drunj në mes akseve kryesore të qytetit. Aksioni për gjelbërimin e qytetit do të vazhdojë edhe me ndërtimin e parqeve të reja në Tetovë.


Data e publikimit 27.01.2010

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 08:28
Data në Tetovë: 08.02.2012