Intensifikim i bashkëpunimit me institucionet e Turqisë
Intensifikim i bashkëpunimit me institucionet e Turqisë
Ambasadori i Turqisë në Shkup, Asllan Hakan Okçal, të enjten ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti. Intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit dhe në fushën e bashkëpunimeve ndërkomunale kanë qenë disa nga çështjet që janë biseduar në këtë takim.
Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, prof. Dr. Sadi Bexheti, me ambasadorin e Turqisë në Shkup, është biseduar për tema të rëndësishme nga fusha e bashkëpunimeve reciproke. “Nga ambasadori i Turqisë kërkuam bashkëpunim në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të periudhës osmane, ndërsa biseduam edhe për bashkëjetesën e komuniteteve në komunën e Tetovës. Gjithashtu, ambasadori më siguroi se do të kemi mbështetje në pikëpamje ekonomike, ndërsa detyra jonë do të jetë të sigurojmë kushte për investim. Pikë tjetër e bisedës ishte bashkëpunimi i komunës së Tetovës me komunat e Turqisë në drejtim të realizimit të trajnimeve për të punësuarit në administratën komunale”, tha Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës do ta zgjerojë bashkëpunimin me komunat dhe institucionet e Turqisë. Në komunën e Tetovës tashmë po realizohen disa projekte të përkrahura nga Qeveria e Turqisë siç janë punimet në kompleksin Arabati Baba dhe ndërtimi i Sahat Kullës në qendër të qytetit. Këto projekte kanë filluar më herët ndërkohë që vazhdon puna për realizimin e tyre. Në fushën e bashkëpunimeve ndërkomunale, komuna e Tetovës tashmë ka bashkëpunim të frytshëm me komunën Konja në Turqi dhe komunën e Bajram Pashës.

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Asllan Hakan Okçal është shprehur i kënaqur nga vizita në komunën e Tetovës, me ç’rast ka falënderuar kryetarin për pritjen e ngrohtë. “Jam krenar që kam pasur rastin të takohem disa herë me kryetarin Bexheti, ndërsa gjatë vizitës së sotme biseduam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Tetovës me institucionet në Turqi”, tha ambasadori Okçal.


Data e publikimit 28.01.2010

17°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 59%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 23:54
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera