Kryetari Bexheti në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti me ftesë të Kongresit Amerikan nga dita e martë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në SHBA, ku do të marrë pjesë në takimin e Mëngjesit të Lutjeve.
Në këtë ceremoni që do të mbahet më 4 shkurt në Washington D.C. do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama, kongresmenë amerikan, zyrtarë të qeverive nga mbarë bota, komunitete diplomatike, liderë nga mbarë Amerika dhe miq nga 160 shtete, të cilët do të ndajnë shpirtin e shoqërimit nëpërmjet Mëngjesit të Lutjeve.
Mëngjesi i Lutjeve është një takim vjetor që mbahet në Washington D.C të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.