Njësiti Kundër Zjarrit u përgjigjet në kohë kërkesave të qytetarëve
Njësiti kundër zjarrit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, vazhdon me aktivitetet e përditshme dhe në kohë ndërhyn ndaj kërkesave të qytetarëve për shuarje të zjarrit. Kohëve të fundit ky njësit ka bërë një sërë ndërhyrjesh për shuarjen e zjarreve në oxhaqe të banesave individuale dhe kolektive.
Sipas drejtorit të këtij njësiti Kamber Sadiku, përmirësimi i kushteve dhe mobilimi i dhomave ndenjëse të zjarrfikësve është një dimension tjetër i punës. Komuna e Tetovës ka investuar për gëlqerosjen e hapësirave dhe mobilimin e tyre me komodina për shtatëdhjetë të punësuar.
“Pas furnizim me veshje speciale, ka tendenca që njësiti të furnizohet edhe me automjete të reja dhe më profesionale”, tha Sadiku.
Ndryshe, pesë zjarrfikës nga ky njësit gjatë muajit mars do të asistojnë në Manchester të Anglisë ku do të kryejnë trajnim me grupin “Florian’. E gjithë kjo sipas drejtorit Sadiku bëhet për specializim të Njësitit kundër zjarrit ashtu që të fitojë atributin e njësitit profesional.