Të mos digjen mbeturinat brenda kontejnerëve!
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”- Tetovë, iu bën apel qytetarëve të komunës së Tetovës që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave nëpër qytet dhe lokacione tjera. “Apelojmë te qytetarët e komunës së Tetovës që mbeturinat të mos i hedhin në vende jo adekuate përreth kontejnerëve dhe të njëjtat të mos i djegin në kontejnerë, sepse kjo pamundëson shërbim cilësorë dhe të shpejtë” , tha drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” , Hasan Luma.
Sipas Lumës, Ndërmarrja publike komunale “Tetova” është 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe punon me kapacitet të plotë në mirëmbajtjen e higjienës në këto kushte klimatike, për të pasur një qytet të pastër.