Komuna e Tetovës ndihmon operimin e Gëzim Halilit
Komuna e Tetovës ndihmon operimin e Gëzim Halilit
Të mërkurën u mbajt mbledhja e nëntë e Këshillit komunal të Tetovës gjatë së cilës këshilltarët shqyrtuan dhe diskutuan rreth 24 pikave të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimin për ndarje të ndihmës financiare për Gëzim Halilin në vlerë prej 290 mijë denarë për kryerjen e operacionit të syve. Gjithashtu Këshilli komunal i Tetovës miratoi edhe propozim-vendimin për ndarje të ndihmës financiare në vlerë prej 90 mijë denarë, Rizvan Selmanit nga fshati Vicë për sanimin e dëmit të shkaktuar në shtëpinë e tij nga rrëshqitja e tokës.
Mes tjerash, gjatë mbledhjes së nëntë të Këshillit komunal të Tetovës, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2010, Vendimin për realizimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2010, Propzim-Vendimin për miratimin e Planeve vjetore financiare të shkollave fillore komunale të komunës së Tetovës, Propozim-Vendimin për miratimin e Planeve vjetore financiare të shkollave të mesme komunale të komunës së Tetovës, Propozim-Vendimin për sjelljen e Planit vjetor financiar të institucionit publik komunal për fëmijë- çerdhja e fëmijëve “Mlladost ”Tetovë.

Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe Propozim-Vendimi për lirimin nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për mbindërtimin e katit në objektin e SHMКE “8 Shtatori“ Tetovë, Propozim-Vendimin për lirimin nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin shtesë të katit në objektin e IPKKF “Mlladost” Tetovë, Propozim-Vendimin për tjetërsimin e automjeteve në pronësi të komunës së Tetovës etj.


Data e publikimit 17.02.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:28
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera