Komuna e Tetovës bëhet pjesë e asociacionit të tekstilit “AKTA”
Komuna e Tetovës bëhet pjesë e asociacionit të tekstilit “AKTA”
Të enjten, kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti ka pritur në një takim presidentin e asociacionit të komuniteteve evropiane të tekstilit “AKTA”, Teodoro Romero i cili është edhe deputet në parlamentin e Barcelonës.

Nëpërmjet këtij takimi komuna e Tetovës tashmë është anëtare e këtij asociacioni që mundëson bashkëpunimin dhe zhvillimin e industrive të tekstilit në të gjitha vendet dhe rajonet e Evropës por edhe më gjerë. Komuna e Tetovës si anëtare e asociacionit “AKTA” përfiton benifite të shumta për kompanitë e tekstilit të cilat veprojnë në Tetovë.
Presidenti Romero ka shpaluar përpara kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe përfaqësuesve të kompanive të tekstilit në Tetovë historiatin e këtij asociacioni dhe fuqinë vepruese të tij si një mundësi për të ngritur industritë e tekstilit në nivele tjera dhe për të bërë restaurimin e fabrikave të cilat sipas tij do të quhen “fabrikat e së ardhmes”. Romero tha se industria e tekstilit tashmë është e përqendruar në dizajnime kreative dhe në fuqi të re punëtore.

Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se me anëtarësimin e komunës së Tetovës në asociacionin “AKTA” industria e tekstilit në Tetovë fiton zhvillime të reja dhe treg të ri për eksport.

Asociacionit i komuniteteve evropiane të tekstilit “AKTA” është themeluar në vitin 1991 në Portugali. Ky asociacion përfaqëson dhe mbron interesat e komuniteteve territoriale dhe organizatat anëtare që merren me industrinë e tekstilit. Objektiv kryesor i këtij asociacioni është që të promovojë politika inovative, të parashikojë dhe menaxhojë ndryshime strukturale në nivel lokal dhe regjional të industrisë së tekstilit.

Në takimin e së enjtes përpos përfaqësuesve të industrive të tekstilit që veprojnë në komunën e Tetovës, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të rajonit të Varazhdinit.


Data e publikimit 19.02.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:28
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera