Drekë pune me ambasadorin e SHBA-ve Filip Riker
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti të shtunën ka pritur në një drekë pune ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.
Qëllimi i këtij takimi ishte që ambasadori Riker të njihet për së afërmi me punën e komunës së Tetovës, dhe në këtë drejtim ai ka shprehur përkrahjen e tij të fuqishme për realizimin e projekteve të ndryshme në Tetovë.
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker, ka dhënë një përkrahje të parezervë për zhvillimin ekonomik të Tetovës. “Kishim një drekë pune me ambasadorin Riker, me të cilën zhvilluam një bisedë lidhur me ecurinë e deritanishme të komunës në sferën e arsimit, ekonomisë dhe sfera të tjera”, tha Bexheti. Sipas tij, Ambasadori i SHBA-ve Riker ka ofruar përkrahje të fortë për ti ndihmuar komunës së Tetovës për zhvillim të mëtejshëm të sferave të ndryshme.