Ministri Konjanovski për vizitë në Tetovë
Ministri Konjanovski për vizitë në Tetovë
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Konjanovki, të martën ka qëndruar për vizitë në komunën e Tetovës, me ç'rast është takuar me kryetarin e komunës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.
Në fokusin e takimit ka qenë ndarja e një pjese të tokës së kazermës, nga e cila një pjesë do ta marrë në shfrytëzim komuna e Tetovës për ndërtimin e institucioneve me karakter publik në interes të qytetarëve dhe një pjesë do të shfrytëzohet për ndërtimin e banesave sociale për pjesëtarët e ARM-së.
“Komuna disa herë ka bërë kërkesë që kazerma t’i jepet komunës së Tetovës. Kemi gjetur gjuhë të përbashkët për urbanizimin e një hapësire dhe një pjesë do t’i takojë komunës së Tetovës. Ne do të jemi transparentë me qytetarët dhe do t’iu tregojmë se çfarë do të ndërtohet aty. Edhe në takimin e sotëm ne diskutuam që komuna ta ketë kazermën si gjithë komunat e tjera”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.

Ministri Konjanovski tha se në vendet ku është e pranishme ARM-ja një pjesë do të jepet për gjëra të përgjithshme, në funksion të vetëqeverisjes lokale, ndërsa një pjesë tjetër do të shfrytëzohet nga ARM-ja. Sipas tij, kjo ndodh njësoj me të gjitha qytetet ku është e pranishme ARM-ja.
Faza e parë e këtij projekti do të jetë përpilimi i planit detal urbanistik nga ana e komunës së Tetovës, respektivisht urbanizimi i kësaj hapësire të ARM-së. Vizita e ministrit të mbrojtjes, Zoran Konjanovski në Tetovë ishte në kuadër të projektit "ARM-ja shtëpia ime e vërtetë".


Data e publikimit 24.02.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:29
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera