Udhërrëfyes për bukuritë mahnitëse të Malit Sharr
Udhërrëfyes për bukuritë mahnitëse të Malit Sharr
Në komunën e Tetovës, të enjten është promovuar udhërrëfyesi “Shëtitje në Malet e Sharrit” i përpiluar nga autorët, Mathieu Sette dhe Chantal Sobrino Tafunell. Ky libër paraqet kurorëzim të bashkëpunimit të frytshëm në kuadër të projektit TANDEM, në mes Komunës së Tetovës, Aleancës Franceze në Tetovë, Ambasadës së Francës dhe Spanjë, Departamentit të Alpeve të Larta, Klubit malor “Luboten” dhe shoqatës “Eko-Natyra”. I pranishëm në këtë promovim ka qenë edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Jean Claude Schlumerger.
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti tha se nëpërmjet këtij udhërrëfyesi banorët e vendit dhe turistët e huaj kanë mundësi të zbulojnë bukuritë madhështore dhe mahnitëse të Malit Sharr, si dhe potencialin e lartë turistik të rajonit. Ai e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin për botimin e librit dhe në veçanti bashkëpunimin e frytshëm në shumë drejtime me Aleancën Franceze në Tetovë dhe me ambasadën e Francës në Maqedoni.

“Me botimin e këtij libri, Tetova përfiton udhërrëfyesin e parë profesional, i cili do të shërbejë për promovimin e qytetit, të bukurive dhe të trashëgimisë së pasur kulturore”, tha kryetari Bexheti.

“Jam i kënaqur që vizita ime koincidon me promovimin e këtij libri. Dhe këtu shoh një shenjë të mirë të bashkëpunimit që ekziston mes institucioneve të Francës dhe Tetovës. Ky është një projekt mjaft i qëlluar pasi që libri është botuar në katër gjuhë edhe atë, në gjuhën frënge, angleze,, shqipe dhe maqedonase”, tha ambasadori i Francës në Maqedoni, Jean Claude Schlumerger.

Sipas tij, ky projekt ka bashkuar shumë partner rreth vetes të cilët kanë pasur një qëllim, dhe ne këtë mund të quajmë bashkëpunim të decentralizuar.

“Në këtë projekt ka qenë i kyçur edhe Departamenti i Alpeve dhe komuna e Tetovës, dhe kjo është bërë e mundur përmes Aleancës Franceze këtu në Tetovë e cila luan një rol të rëndësishëm për ndërlidhjen mes shtetit të Francës dhe Tetovës”, tha ambasadori i Francës në Maqedoni, Jean Claude Schlumerger.


Data e publikimit 26.02.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:29
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera