Lista e personave dhe institucioneve të shpërblyer nga komuna e Tetovës
Lista e personave dhe institucioneve të shpërblyer nga komuna e Tetovës
Lista e personave dhe institucioneve të shpërblyera nga komuna e Tetovës, njëzëri është miratuar nga ana e Komisionit për shpërblime dhe dhurata dhe në të njëjtën kohë me aklamacion është miratuar nga ana e Këshillit të komunës së Tetovës
Shpërblim me pllakë, mirënjohje dhe të holla:
1. Agim Ibrahimi – për kontributin dhe suksesin e arritur në sferën e sportit, në futboll.
2. Gligorije Stojanovski –për zhvillimin e artit dramatik në Tetovë dhe për afirmimin e komunës së Tetovës;
3. Atanas Sokollovski - për kontribut të veçantë në sferën e informimit dhe për karrierë të suksesshme në profesionin e gazetarisë;
4. Seladin Xhezairi – për kontribut të veçantë në sferën e informimit dhe për karrierë të suksesshme në profesionin e gazetarisë;
5. Branisllav Sfetozareviç –për kontributin e tij të veçantë në sferën e shkencës së historisë;
6. Mabere Kamberi –për kontributin e dhënë në përmirësimin e standardit të jetesës të komunitetit rom;
7. Hasip Hasani –për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore në forma bashkëkohore;
8. “Shoqata e Invalidëve” – Tetovë – për kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve të jetesës për personat me aftësi të kufizuara;
9. Mahi Halili (profesor në SHMM “Nikolla Shtejn”) – për kontributin shumëvjeçar në procesin edukativo-arsimor.
10. Burhan Neziri (profesor në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”) – për kontributin shumëvjeçar në lëmin e fizikës dhe në edukimin e gjeneratave të reja;
11. Satki Ismaili (arsimtar, SHF “Kirili dhe Metodi”) – për kontributin e tij të vyeshëm në arsimin fillorë në lëmin e matematikës;
12. Nadire Arifi (mësuese në SHF “Liria”) – për kontributin e saj shumëvjeçar në arsimimin e gjeneratave të reja;
13. Bajram Memeti-për kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e arsimit
14. Liljana Apostollovska (mësuese në SHF “Goce Dellçev) - për kontributin e saj shumëvjeçar në arsimimin e gjeneratave të reja;

Shpërblime me pllakë dhe mirënjohje:
15. SHKA “Xheladin Zeqiri”- për kontributin e veçantë në zhvillimin dhe kultivimin e kulturës dhe në ruajtjen e traditave folklorike shqiptare;
16. K.F. “Renova” – për kontributin në zhvillimin e dhe afirmimin e futbollit dhe vlerave sportive në komunën e Tetovës, në Maqedoni dhe në arenën ndërkombëtare.
17. RT U-15, futboll për fëmijë - “Tetova” – për sukseset e treguara në nivel ndërkombëtar në futboll dhe për nxitjen e të rinjve për t’u marrë me aktivitete sportive;
18. “ECOLOG” – për sukses në fushën e biznesin dhe për kontributin e dhënë për punësimin e një numri të madh të qytetarëve të Tetovës;
19. “Green Products” – për prodhimin bashkëkohor të produkteve ushqimore dhe për punësimin e një numri të madh të qytetarëve të Tetovës;
20. UEJL – për kontributin e veçantë në zhvillimin e arsimimit të lartë dhe për zhvillimin dhe promovimin e veprimtarisë shkencore;
21. “Bashkësia Lokale - Poroj” – për kontributin në zhvillimin e bashkësisë vendore në komunën e Tetovës dhe përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të fshatit Poroj;
22. Pançe Kamxhik (Post mortum) – për përkushtimin e tij për zhvillimin dhe afirmimin e artit filmik në komunën e Tetovës;
23. Selman Rustemi (Post mortum) – për kontributin e dhënë në sferën e politikës sociale dhe humanizmit, për përkushtimin e tij human ndaj të gjitha kategorive sociale;


Pllakë dhe shpërblim në para:
24. Arjeta Rexhepi (nxënëse e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”) – për suksesin e treguar si nxënëse e shkëlqyeshme dhe me të arritura të mëdha;
25. Goce Eftoski (SHM Ekonomike “8 shtatori”) – për suksesin e arritur në garat nacionale në lëmin e matematikës;
26. Merita Saiti (SHF “Liria”) – për rezultate kulminante në shkollimin fillorë;
27. Ivana Manovska (SHF “Goce Dellçev”) - për rezultate kulminante në shkollimin fillorë;


Data e publikimit 03.03.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:28
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera