Seanca e dhjetë e Këshillit të Komunës së Tetovës
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit komunal të Tetovës që u mbajt të mërkurën këshilltarët diskutuan rreth katër pikave të rendit të ditës.

Këshilltarët gjatë kësaj seance shqyrtuan dhe miratuan Propozim-Vendimin për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për menaxhimin e integruar rajonal të mbeturinave, emërimin e anëtarit të propozuar në Komisionin për ndarjen e koncesionit dhe formimin e ndërmarrjes ndërkomunale publike.
Me 28 vota për këshilltarët miratuan edhe Propozim-Vendimin të kërkesës së shkollës së mesme komunale “Mosha Pijade” për ofrimin e garancionit nga Këshilli i komunës së Tetovës për angazhimin e shkollës në ndonjërën nga bankat komerciale.

Gjatë mbledhjes së dhjetë me radhë të Këshillit komunal të Tetovës u miratua edhe Propozim-Vendimi për ridestinimin e mjeteve në Buxhetin e komunës së Tetovës për vitin 2010 dhe Propozim-Vendimi për ndarje të shpërblimit në vlerë prej 1500 denarësh grave për festën e 8 marsit.


Data e publikimit 03.03.2010

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 43 km/h
Ora në Tetovë: 23:51
Data në Tetovë: 04.02.2012