Tatimet lokale On Line
Tatimet lokale On Line
Nga dita e enjte ka filluar paraqitja on-line e tatimeve lokale në web faqen zyrtare të Komunës së Tetovës. Komuna e Tetovës është dyta në Maqedoni që e vendos sistemin online të paraqitjes së tatimeve. Në këtë përfshihen, tatimi në pronë, tatimi për firmë , tatimi për shfrytëzim të hapësirës lokale para objekteve afariste dhe tatimi për shitblerje. Me këtë të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës, përmes internetit duke klikuar në web faqen e komunës, gjegjësisht në rubrikën, QASJE NË TATIMET LOKALE do të kenë mundësi të shikojnë detyrimet që kanë ndaj komunës. Me këtë projekt komuna e Tetovës, tregon se gjithnjë e më shumë po angazhohet që të jetë sa më afër qytetarëve, të jetë transparente dhe më e shpejtë në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Qytetarët e Tetovës, duke klikuar në këtë web faqe do të kenë pasqyrë më të qartë për tatimet dhe detyrimet që kanë ndaj komunës dhe njëherit, ata do të kenë qasje edhe në kartelën financiare.

Për t’u kyçur në këtë rubrikë qytetarët në aktvendimin e tyre për tatimet lokale që do t’i pranojnë nga organet kompetente të komunës do të kenë të shënuar fjalë kalimin, numrin amzë ose numrin unik tatimor. Me këtë projekt, Komuna e Tetovës synon që sa më shpejt t’i informojë qytetarët për punën që realizohet nga organet e administratës dhe mënyrën se si caktohen tatimet.

Mjetet e arkëtuara nga tatimet lokale u kthehen qytetarëve përmes formës së investimeve në shumë sfera duke përfshirë, infrastrukturën, arsimin, kulturën dhe sfera të tjera. Pra sa më shumë që qytetarët i shlyejnë detyrimet ndaj komunës aq më shumë rriten objektivat e komunës për investime.

Fjalëkalimi është i shënuar në Aktvendimin për tatimin në pronë, ndërsa secilit i është dërguar në shtëpi. Secili që nuk posedon fjalëkalim mund ta marr në Komunën e Tetovës në zyrat 44 (tatimi në pronë), 47 (tatimi firmave).


Data e publikimit 04.03.2010

21°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 46%
Shpejtësia e erës: 4 km/h
Ora në Tetovë: 19:28
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera