Tetova thellon bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës
Tetova thellon bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës
Të enjten kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti ka pritur për vizitë Këshilltarin për çështjet ekonomike dhe tregti në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Sun Liwei. Në këtë takim biseda është përqendruar në bashkëpunimet e mundshme për investime në fusha të ndryshme si dhe për hapjen e mundësive të këmbimit të përvojave me theks të veçantë në fushën e biznesit dhe organizimin e trajnimeve për të punësuarit në administratën komunale të Tetovës.
Gjithashtu, në këtë takim janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komuna të Republikës Popullore të Kinës dhe ofrimin e kushteve të volitshme për investitorët nga Kina. Kryetari Bexheti, ka prezantuar një informacion të gjerë mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e investimeve në komunën e Tetovës, si dhe ka shfaqur gatishmërinë për përkrahje dhe ka dhënë garanca për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Këshilltari për çështjet ekonomike dhe tregti në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Sun Liwei, ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim dhe vizitën e ka vlerësuar si tejet të frytshme dhe të dobishme.

Ndryshe, në mënyrë vizuale në një takim të përbashkët me stafin drejtues të komunës së Tetovës, përpara zyrtarëve kinez është prezantuar funksionimi i Ndërmarrjeve Publike, gjendja aktuale në shkollat fillore dhe të mesme si dhe kapacitetet turistike të qytetit.


Data e publikimit 11.03.2010

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 08:30
Data në Tetovë: 08.02.2012