Rregullohen trotuaret dhe asfaltohet rruga në Bllokun Urban 81
Të hënën, drejtori i “geoinzhenering”, Musadik Beqiri mbajti një pres konferencë me gazetarë me ç’rast inauguroi fillimin e asfaltimit të rrugës në Bllokun Urban 81.
“Në vazhdën e aktiviteteve të komunës së Tetovës për përmirësimin e infrastrukturës dhe rregullimin e blloqeve urbane në qytet, në mënyrë intensive është punuar për rregullimin e bllokut urban 81”, tha Beqiri.
Sipas tij, në këtë bllok urban janë ndërtuar trotuaret me gjatësi prej 262 metra, ndërsa të hënën kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës me sipërfaqe prej 1 mijë e 700 metër katror.
Rregullimi i trotuarit dhe asfaltimi i rrugës, që kapin vlerën prej 3 milion e 733 denarësh përfshijnë pjesën e parë të punimeve në këtë bllok. Pjesa e dytë e punimeve do të përfshijë rregullimin e parterit sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.