N J O F T I M
Njoftohen qytetarët e Tetovës se ditën e diell (22.08.2010) në sheshin “Iliria” do të mbahet manifestimi në gara me automjete. Gara organizohet nga Shoqata “AKK PRIMO”, ndërsa financiarisht përkrahet nga komuna e Tetovës.

Hapja solemne e manifestimit do të mbahet të diellin nga ora 14:00.

Të shtunën (21.08.2010), nga 16:30 deri 19:00 në organizim të shoqatës joqeveritare “SOBZ” dhe komunës së Tetovës në bashkëpunim me policinë e qytetit do të organizohen kampingje për siguri në disa pika të qytetit.

U bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë garë sportive e cila për herë të parë do të mbahet në qytetin e Tetovës,me synim që të kthehet në tradicionale.
Të gjithë ata që posedojnë leje për vozitje dhe automjet të regjistruar, kanë mundësi aktivisht të marrin pjesë në garë. Për informacione të interesuarit mund të paraqiten në numrin e telefonit 078-305-145.



Tetovë Zyra për informim e komunës së Tetovës

20.08.2010


Data e publikimit 20.08.2010

-2°
Max:   Min: -3°
Lagështia: 72%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 19:45
Data në Tetovë: 04.02.2012