Ndërtohet oborr sportiv në fshtin Llacë
Në kuadër të punimeve që bëhen në fshatrat e malësisë së Tetovës, në fshatin Llacë është ndërtuar oborri sportiv para shkollës fillore periferike “Rilindja”.
Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se oborri sportiv para shkollës fillore periferike “Rilindja” ka qenë një mungesë permanente për nxënësit e kësaj shkolle. “Tani, këta nxënës do të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitete sportive në hapësirën e rregulluar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore”, tha Halimi.
Ndryshe, vlera totale e këtij investimi kap shifrën prej 3 qind e 10 mijë denarë, ndërsa investitor është komuna e Tetovës.