Në gjimnazin e Tetovës rregullohen nyjet sanitare dhe tualetet
Të hënën kanë filluar punimet për rregullimin e nyjeve sanitare në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” tek ish shkolla e mesme e mjekësisë.
Punët kryhen në kuadër të Sektorit për Veprimtari Publike, ndërsa investitor është komuna e Tetovës. Sipas Udhëheqësit të këtij Sektori, Iljaz Halimi, në këtë shkollë është filluar me sanimin e nyjeve sanitare dhe renovimin e tualeteve sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
Ky intervenim, bëhet në kuadër të përmirësimit të kushteve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë. Në këtë mënyrë synohet që nxënësve tu ofrohen kushte më të mira arsimimi.
Vlera totale e këtij investimi kap shifrën prej 3 qind e 10 mijë denarë.