Aksion për pastrimin e qytetit
Aksion për pastrimin e qytetit
NPK “Tetova”-Tetovë në kuadër të aktiviteteve të përditshme, të martën ka filluar aksionin për pastrimin e tërësishëm të qytetit. “Gjatë këtij aksioni do të bëhet pastrimi i pjesëve të ndryshme, me theks të veçantë i hapësirave rreth objekteve arsimore, konkretisht rreth shkollave fillore dhe të mesme në qytet” tha Hasan Luma drejtor i NPK “Tetova”.
Sipas tij, aksioni përfshin pastrimin e hapësirave të gjelbëria, dhe skajeve të rrugëve. Njëkohësisht, është pastruar edhe oborri tek shkolla fillore periferike “Migjeni” në Drenovec, në mënyrë që kjo shkollë të jetë e gatshme për fillimin e mësimit më 1 Shtatorë.

Drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma, apelon qytetarët që të kyçen në këtë aksion për pastrimin e qytetit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një Tetovë më të pastër


Data e publikimit 24.08.2010

-2°
Max:   Min: -3°
Lagështia: 72%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 19:43
Data në Tetovë: 04.02.2012