Lahen rrugët në qytet
Lahen rrugët në  qytet
NPK- Tetova në bashkëpunim më Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në komunën e Tetovës vazhdon në mënyrë permanente aksionin për larjen e rrugëve në qytet.

“Në bashkëpunim me NJTKZ-në po punojmë me tre ekipe të përforcuara me qëllim që të kemi një qytet më të pastër. I gjithë ky aksion bëhet edhe për të kursyer ujin e pijshëm që qytetarët të mos e keqpërdorin ujin duke pastruar hapësirat para objekteve të tyre afariste dhe të ngjashme, ngase për pastrimin e rrugëve NPK-ja shfrytëzon ujë teknik” tha, Hasan Luma, drejtor i NPK – Tetova.
Për shkak se aksioni për larjen e rrugëve kryhet gjatë natës, drejtori Luma ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes me parkimin të veturave, në mënyrë që të mos pengojnë larjen e rrugëve.


“Luten qytetarët që të ndalin harxhimin enorm të ujit të pijshëm sepse kjo paraqet vështirësi për furnizim me ujë të disa lagjeve të sipërme të qytetit. Ndërsa, nëse këtyre ditëve nuk stabilizohet gjendja atëherë do të zgjatet restrikcioni me qëllim që uji i pijshëm të arrijë në të gjitha pjesët e qytetit”, tha Luma.


Data e publikimit 25.08.2010

-2°
Max:   Min: -3°
Lagështia: 72%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 19:44
Data në Tetovë: 04.02.2012