Shtrohet rruga lidhëse
Shtrohet rruga lidhëse
Shtrohet me bekatone rruga Gjorçe Petrov e cila ka qenë në gjendje të vështirë për qarkullimin e automjeteve. Rruga e cila është e gjatë 120 metra dhe 6 metra e gjerë nga e hëna është e kalueshme për automjetet, ndërsa është lëshuar në përdorim nga kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe drejtori i Ndërmarrjes publike "Geoinzhinjering", Musadik Beqiri. Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, tha ndërtimi është pjesë e realizimit të projekteve të cilët janë premtuar gjatë fushatës.
"Rregullimi i kësaj rruge ka qenë edhe kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj lagje e cila lidh rrugën Gjorçe Petrov dhe Radovan Coniq me rrugën për në Çarshinë e Epërme. Ne do të vazhdojmë edhe më tej me rregullimin e këtyre rrugëve, të cilët edhe i kemi premtuar gjatë fushatës, por edhe atje ku është nevojë", tha Bexheti.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Ndërmarrjes publike "Geoinzhenjering", Musadik Beqiri, projekti kap vlerën prej dy milionë denarëve dhe është në programit vjetor të ndërmarrjes. "Kjo arterie është e rëndësishme për qytetarët dhe për banorët e kësaj lagje. Fatkeqësisht gjatë kohë kjo rrugë ka qenë në gjendje katastrofale dhe tani është e rregulluar me parametra", tha Beqiri. Rruga është e nivelit sekondar ndërsa trotuaret nuk janë rregulluar pasi që ka ende çështje të eksproprijimit. Kreu i komunës dhe ai ndërmarrjes kanë paralajmëruar edhe ndërtimin si dhe rregullimin e rrugëve tjera në qytet.


Data e publikimit 16.06.2009

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 41 km/h
Ora në Tetovë: 23:24
Data në Tetovë: 04.02.2012